Speciale tregon se seanca e radhës do të zhvillohet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

13 nëntor 2020 | 08:23

Dhomat e Specializuara kanë treguar kush do të jetë pjesëmarrës si dhe procedurat e konferencës.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, më 18 shtator në këtë sallë pritet të jenë së bashku.

Që të katërtit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa më 18 nëntor për çështjen penale kundër tyre do të ketë një konferencë për statusin e lëndës.

Se mund të paraqiten së bashku e konfirmojnë edhe nga Gjykata Speciale.

Nga ky organ kanë treguar se çfarë pritet të ndodhë në konferencën e 18 nëntorit.

E një konferencë e tillë nuk është praktikë e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Këtë të paktën e thonë avokatët e licencuar nga Dhomat e Specializuar në Hagë.

Fehmije Gashi e konsideron këtë konferencë si një mundësi e mirë që të kundërshtohet aktakuza e ngritur nga ZPS nga mbrojtja e të akuzuarve.

Më 26 tetor u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 9 mijë e 400 raste aktive me koronavirus janë…