Hoxhaj në mbështetje të Naim Fetahut, i kërkon Podujevës të kthejnë një faqen të re me PDK-në

13 nëntor 2020 | 17:37

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Podujevën.

Së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Naim Fetahun, Hoxhaj ka vizituar Qendrën e Mejkësisë Familjare dhe shërbimin emergjent të kësaj komune.

Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe funksionalizimi i spitalit të Podujevës do të jetë prioritet i qeverisjes së PDK-së në Podujevë, ka thënë Hoxhaj.

Me këtë rast, ai ka thënë se pas 29 nëntorit do të bëhen investime të mëdha në sektorin e shëndetësisë, për t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve gjatë kësaj situate të vështirë me Pandeminë.

“Përmirësimi i shërbimeve shëndetsore ku asnjë qytetarë nuk do të ketë nevojë që të kërkojë shërbime shëndetsore jashtë qytetit të Podujevës, në vecanti në këtë periudhë të rëndë me pandeminë, do të jetë fokusi i qeverisjes tonë në këtë qytet“, ka thënë Hoxhaj.

Më pas, Hoxhaj ka vizituar edhe Ordinancën Stomatologjike “Emi Dental Center” të Dr. Edon Malokut.

Më tej, Hoxhaj i shoqëruar nga Naim Fetahu, kanë takuar edhe shumë qytetarë rrugëve të Podujevës, me të cilët kanë biseduar në lidhje me situatën e rëndë me Pandeminë në Podujevë dhe nevojave të tyre.

Gjatë qëndrimit në Podujevë, Enver Hoxhaj ka takuar edhe mësimëdhënësit e këtij qyteti.

“Përmirësimi i infrastrukturës mësimore, shkolla me standarde evropiane dhe përmirësim të kushteve për mësimdhënësit do të jetë një tjetër prioritet i PDK-së në Podujevë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se ka ardhur koha që qeverisja lokale në Podujevë të ndryshoj, pasi që për 20 vjet nuk është arritur asnjë progres dhe qytetarët llapjanë meritojnë një mirëqenie më të mirë.

“Naim Fetahu është zgjidhja e duhur për qytetarët e Podujevës. Ai e njeh mirë Llapin dhe ua di problemet qytetarëve të kësaj komune të madhe”, ka thënë Hoxhaj.

Në fund, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së ka vizituar edhe servise të automjeteve, të pronarët e të cilëve edhe një herë kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me masat e qeverisë për mbyllje dhe neglizhencën e komunës për të ndihmuar ata.

Ndërsa kandidati për kryetar në komunën e Podujevës, Naim Fetahu, ka falënderuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për vizitën e tij në Podujevë dhe mbështetjen e parezervë që qytetarëve llapjanë t’u krijohen kushte më të mira jetese për biznes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Gjimshiti është një nga futbollistët më në formë në…