Masat anti-Covid po respektohen në Pejë

13 nëntor 2020 | 20:54

Qytetarët e Pejës po i respektojnë masat anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Këto masa kanë hyrë në fuqi sonte në orën 18:00, derisa edhe sot numri ka qenë i madh në nivel vendi i personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kosova ka shënuar 963 raste të reja të premten me Covid, numër ky rekord që nga shpërthimi i pandemisë në mars të këtij viti.

Në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, vetëm në Pejë 27 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid dhe dy tjerë kanë humbur betejën me ketë virus.

 

 

 

 

 

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas po e vazhdon dominimin në Superligën e Kosovës…