Hoti me mesazh pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid

13 nëntor 2020 | 21:30

Kryeministri Avdullah Hoti ka dhënë një mesazh pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës dhe se nuk duhet vështirësuar punën atyre.

“Të nderuar qytetarë,
Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë…