Mevludin Krasniqi: Edhe gjenocidi ka emër, Republika e Serbisë

13 nëntor 2020 | 23:31

Zyrtar i Nisma Socialdemokrate Mevludin Krasniqi, ka thënë se thirrjeve të fundit kërcënuese të presidentit  Serbisë, Aleksandër Vuciq,  më së miri duhet t’i përgjigjemi duke i denoncuar krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Thirrjeve të fundit kërcënuese të Vuçiqit më së miri duhet t’i përgjigjemi duke i denoncuar krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për qindra masakra, dhunime e dëbime masive që i kanë bërë ata – shteti serb, ndaj qytetarëve të vendit tonë!. Edhe GJENOCIDI ka emër. Republika e Serbisë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai po ashtu, ka shpërndarë disa foto të gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetare e Kosovës ka shprehur indinjatën ndaj masave kundër…