Don Lush Gjergji mbron luftën çlirimtare

14 nëntor 2020 | 13:10

Don Lush Gjergji, prift i Ipeshkvisë së  Kosovës në një intervistë për TV Malisheva, ka folur për Nënë Terezën dhe zhvillimet e përgjithshme në vend, edhe për akuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se përmes figurës së Nënë Terezës zbulojmë kukturën dhe qytetërimin tonë të lashtë, traditën tonë shumëshekullore, mikëpritjen dhe bujarinë se jemi unik në botë në këtë aspekt, shkruan “Epoka e re”.

“Nënë Tereza mbi të gjitha është shqiptare dhe vetëm si e tillë me ndihmën e Zotit dhe me punën e saj të mrekullueshme ka arritur të bëhet nëna e njerëzimit. Një nënë shqiptare është nëna e mbarë njerëzimit. Një traditë shqiptare është një traditë modele për mbarë njerëzimin. Nëna Terezë kurrë nuk i ka mohuar rrënjët e saj dhe përkatësinë e saj. Ajo ka qenë gjithmonë e dashuruar në atë që ka qenë historia, tradita, kultura dhe qytetërimi ynë i lashtë”, ka thënë Don Lush Gjergji.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë, si prijës që ishte së bashku me Anton Çettën.

“Pajtimi i gjaqeve ndodhi në xhamia, kisha, shkolla, në shtëpi, livadhe e male. Kudo që populli ishte i bashkuar dhe i vëllazëruar ishim ne”, ka thënë ai.

Don Lush Gjergji ka folur edhe për akuzat e Speciles, ku aty akuzohen ish-luftëtarët e UÇK-së edhe kinse për vrasje ndaj komunitetit katolik.

Ai thotë se e njëjta kuzhinë, Serbia, mundohet që ta njollosë popullin tonë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e vetmja gjë çka ka mundur të bëjë një populli qyqar që të mos të vdes para gruas, babës, nanës, para vëllaut dhe motrës, etj. Kemi dalë të luftojmë një sistem dhe një aparat i cili ishte i aramtosur dhe punonte në shfarosjen, shkatërrimin apo mërgimin tonë”.

“Nuk i frikësohemi asnjë tribunali, asnjë gjyqi, sepse ndërgjegjja dhe shpirti ynë është i pastër. Mos të brengosemi për interpretime të ndryshme kushdo që i jep”, ka thënë Don Lush Gjergji, prift i Ipeshkvisë së  Kosovës.

Në linkun më poshtë keni Intervistën e plotë:

https://www.facebook.com/malisheva.tv/videos/1307561666262493/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndërruar jetë asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës…