PDK-ja ngushëllon familjen Aliaj nga Istogu

14 nëntor 2020 | 14:18

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka shprehur ngushëllime familjes Aliaj nga Istogu për humbjen e djalit të tyre, Labinot Aliaj, i cili ishte edhe asamblist i PDK-së.

“Lajmi për vdekjen e papritur të Labinot Aliajt na ka tronditur dhe pikëlluar të gjithëve në Partinë Demokratike të Kosovës. Aktivisti e anëtari jonë i devotshëm, si dhe asamblisti i përkushtuar në Kuvendin Komunal të Istogut nga radhët e partisë sonë, ishte shembull për angazhimin në të mirën e qytetarëve”.

“I edukuar, punëtor, i palodhshëm dhe me sjellje shembullore, Labinoti do të kujtohet gjithmonë nga të gjithë ne. Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliaj! Dritë pastë shpirti i bardhë i tij”, thuhet në telegramin ngushëllues të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…