Nisma Socialdemokrate kërkon nga Specialja hetimin e të gjitha krimeve në Kosovë

14 nëntor 2020 | 14:55

Nisma Socialdemokrate po kërkon nga Gjykata Speciale që të trajtojë të gjitha krimet e supozuara gjatë luftës në Kosovë, nga kushdo qofshin ato.

Sherifi ka thënë se Specialja duhet të marr në përgjegjësi edhe Ivica Daçiqin dhe zyrtarë tjerë të Serbisë.

Në një konferencë për media, sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi tha se Gjykata Speciale duhet të tregojë nëse e ka ndërmend të merret me hetimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

“Qëndrimi i Nismës nuk ka të bëjë me atë me bisedat e mundshme me Jakup Krasniqin. Zonja Trendafilova ka deklaruar se Gjykata Speciale do të trajtojnë krime pa dallime. Kërkojmë vepra dhe jo vetëm fjalë. Nëse deklarimet e tilla nuk janë propagandistike kërkojmë vepra. Kërkojmë me ngulm që Gjykata Speciale të fillojë hetimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë Bilall Sherifi.

Sherifi ka thënë se Specialja duhet të marr në përgjegjësi edhe Ivica Daçiqin dhe zyrtarë tjerë të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka shkruar për…