IKShPK-ja: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave

14 nëntor 2020 | 16:52

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që mos të përhapet pandemia Covid-19.

Sipas këtij instituti, është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar.

KShPK-ja ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 765 raste të reja me Covid-19.

Rezultatet janë në bazë të 1791 mostrave të testuara.

Po ashtu në 24 orën e fundit nga Covid-19 kanë vdekur edhe 11 pacientë.

Reagimi i plotë i IKShPK-së:

TË DASHUR QYTETARË!

MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!

KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!

KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!

JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!

VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!

JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!

VENDOSNI MASKAT!

NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

NE JU TREGUAM QE NËNTË MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLLË COVID-19 VETËM SË BASHKU!

MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!

ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TI PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pika më e kontestuar në Kosovë nga marrëveshja e Uashingtonit…