Shoshi, Lab: Do ta ruajë kujtimin gjatë gjithë jetës për ty

14 nëntor 2020 | 20:46

Kryetari i degës së PDK-së në Istog, Lulzim Shoshi, ka thënë se ishte i trishtë lajmi për vdekjen e asamblistit të kësaj partie, Labinot Aliaj.

Shoshi ka thënë se do ta ruajë kujtimin për Labinotin gjatë gjithë jetës.

“I trisht lajmi për ikjen e papritur të Labit, aktivistit e asambleistit të dalluar që kaloi kufijtë e Istogut. Lab, nuk do ta mendoja kurrë se takimi ynë në Prishtinë para disa ditësh do të ishte i fundit. Do ta ruaj kujtimin gjatë gjithë jetës për Ty. Shpirti Yt i bardhë u prehtë në paqe!”, ka shkruar Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron HOTI -  Shtetet e vogla, sidomos ato nëpër…