Mavraj: Gjykata Speciale është e korruptuar

14 nëntor 2020 | 21:44

Profesori universitar, publicisti dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, në emisionin Prizma në T7, ka thënë se Gjykata Speciale është e korruptuar.

Ai ka thënë se kjo gjykatë është shërbyer me materiale të korruptuara.

Mavraj ka theksuar se Thaçi, Veseli e të tjerët kanë nevojë të spastrohen nga akuzat e Speciales.

“Agresori dhe shteti gjenocidal ka qenë Serbia”, është shprehur Mavraj.

Gjykatën Speciale, ai e ka quajtur “Parti Speciale”.

Mavraj ka bërë thirrje për një organizim me të duhur si shtet në këtë kohë nëpër të cilën po kalon vendi.

Duke folur për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i presidentit, Mavraj tha se bëri një dorëheqje dinjitoze.

Mavraj në këtë intervistë ka folur edhe për zhvillimet e tjera në vend.

Ai ka thënë se pas zhvillimeve të fundit, aktakuzave të Speciales, brenda në skenën tonë politike ka një “tërpi politike”.

Mavaraj ka thënë se është për të ardhur turp, se asnjë qeveri nuk e çoi deri në fund mandatin.

Ai parasheh zgjedhje të reja parlamentare vitin e ardhshëm, bashkë me ato lokale.

Në këto procese që gjendet Kosova, Mavaraj ka theksuar se duhet të sillemi me dinjitetin më lartë të mundshëm, sepse, sipas tij, fundi do të jetë pozitiv.

Intervistën mund ta shikoni në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1353259728348842

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka luftuar për liri e jo…