Anglia mposhtet nga Belgjika, Italia triumfon ndaj Polonisë

15 nëntor 2020 | 23:03

Anglia ka pësuar humbjen e radhës në Ligën A të Kombeve. Ajo u mposht nga Belgjika me rezultat 2-0.

Golat për belgët i shënoi Youri Tielemans në minutën e 10-të të ndeshjes dhe Dries Mertens, në të 24-ën. Pas kësaj fitoreje, Belgjika radhitet e para në Grupin 2, me 12 pikë ndërsa Anglia është në vendin e tretë, me shtatë sosh. Me këtë fitore, Belgjika ia ka shuar gjasat Anglisë që të kualifikohet për në finalet e Ligës së Kombeve. Pos Belgjikës, në këtë grup ka lëvizur tutje edhe Danimarka, e cila renditet e dyta në tabelë. Skuadra e Italisë ka mposhtur Poloninë në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Ndeshja përfundoi 2-0, ku golin e parë në ndeshje e shënoi Jorginho, në minutën e 27-të nga pika e bardhë dhe Berardi, pesë minuta para fundit të takimit. Pas kësaj fitoreje, Italia renditet e para në Grupin me 9 pikë, ndërsa Polonia e treta me shtatë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka regjistruar 302 vdekje dhe 27.228 raste me Covid-19…