Paraqitje e mirë e Kosovës, mungoi fati

15 nëntor 2020 | 23:24

Trajneri i futbollit, Musa Selimi, ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës ka treguar paraqitje të mirë përballë Sllovenisë.

Selimi ka theksuar se “Dardanëve” i mungoi fati për ta nxjerrë një barazim. Kosova pësoi disfatë në fund të ndeshjes 2:1 nga Sllovenia, ndeshje që u zhvillua të dielën në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

“Kosova ndaj Sllovenisë pati paraqitje të mirë, por na ndodhi ajo siç na ka ndodhur në ndeshjet e kaluara. Sllovenia tregoi nivel të lartë me lojtarë të mirë individual. Fati na ktheu shpinën e po ashtu edhe disi ishte një penallti e dyshimtë”, ka thënë Selimi për emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka pësuar humbjen e radhës në Ligën A të…