Trumpi për vaksinën e dytë: Këto zbulime ndodhën në kohën time, do t’i japin fund ‘murtajës’ së Kinës

16 nëntor 2020 | 16:41

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka reaguar për vaksinën e dytë të koronavirusit, për të cilën kompania Moderna njoftoi sot se është 94.5 për qind efektive.

Përmes një postimi në “Twitter”, Trump ka thënë se këto zbulime, që konsideron se ndodhën gjatë mandatit të tij, do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç i referohet ai koronavirusit.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga ‘Moderna’, 95 për qind efektive. Për ata ‘historianë’ të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund ‘murtajës së Kinës’, të gjitha ndodhën në kohën time!”, ka shkruar Trumpi.

Kompania amerikane “Moderna” ka njoftuar se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër Covid-19 është gati pothuajse 95 për qind efektive.

Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”, të cilat ditë më parë kanë njoftuar se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90 për qind efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin se zbulimet e tyre mund t’i japin fund pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të hënën buxhetin e vitit…