Si kamuflohej shërbimi sekret serb gjatë luftës për të kryer operacione

16 nëntor 2020 | 18:32

Ish pjesëtari i MUP-it serb, tregon se si gjatë luftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer operacione.

Sllavko Nikiq, kolonel i MUP-it të Serbisë dhe pjesëtar i Shërbimeve Sekrete Serbe në një emision në Serbi ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformë të UÇK-së në disa raste.

Ky emision u transmetua derisa Nikiq po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

Në pyetjen e gazetarit për foton në faqen e parë të librit ku gjendej një ushtar i veshur me uniformë të UÇK-së dhe i armatosur deri në dhemb, Nikiq ka pranuar se është ai. Ai ka rrëfyer edhe se ka ndërruar uniformat sipas nevojës për operacione të ndryshme.

“Njerëzit janë munduar që këtë fotografi në njëfarë mënyre ta paraqesin si fotomontazh prandaj i ofrova të shkoj në Institutin për Histori. Nëse vërtetohet që është fotomontazh, unë i paguaj të gjitha shpenzimet, por nëse nuk vërtetohet atëherë ata më paguajnë mua dëmshpërblimin”, ka thënë ai.

Sllavko Nikiq është mik i kriminelit Ratko Mlladiq.Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.

Ndiqni videon e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arritur marrëveshja për zhbllokimin e llogarive të Telekomit. Në…