‘Dardanët’ nisin përgatitjet për Moldavinë, Celina rikthehet në stërvitje

16 nëntor 2020 | 21:14

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll iu ka rikthyer stërvitjeve pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Sllovenisë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë.

“Dardanët”, në orët e mëngjesit arritën në Prishtinë, teksa në orët e mbrëmjes futbollistët që nuk luajtën dhe ata që ishin më pak të angazhuar në ndeshjen e zhvilluar në Lubjanë mbajtën stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkohë, pjesa tjetër e lojtarëve zhvilluan seancë rigjeneruese në hotel.

Në ndeshjen kundër Moldavisë, Kosova nuk do të ketë në dispozicion Bernard Berishën, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve dhe tashmë ka udhëtuar drejt Rusisë për t’u bashkuar me klubin, por gëzon fakti se në seancën e sotme ka stërvitur Bersant Celina, i cili mungoi në ndeshjen kundër sllovenëve për shkak të shqetësimeve me muskujt e këmbës dhe pritet që të jetë i gatshëm për lojë. Tani e gjithë vëmendja është tek dueli me moldavët, ku synohet që me rezultat pozitiv të sigurohet mbetja në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
XHEVAT KRAJA MARKASHI Ngjarja: Çdo të Hënë, pas ndrimit të…