![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/enver-hoxhaj.jpg)
Hoxhaj: Joe Biden na dërgoi letër që ta votojmë Gjykatën Speciale
16 nëntor 2020
| 21:43
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden kanë pranuar letra që duhet të votohet Gjykata Speciale.
“Zv/presidenti Biden në atë kohë ka dërguar letër në Kosovës që të votohet kjo gjykatë. Nëse keni dëshirë këtë letër e publikojmë qysh nesër. Atë letër Biden e kishte dërguar te presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi”, tha Hoxhaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Hoxhaj thotë se letra tregonte se është kërkesë e amerikanëve që të votohet Gjykata Speciale.