Berlusconi rrëfen betejën me Covid-19

16 nëntor 2020 | 21:43

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka rrëfyer betejën e tij me koronavirusin, të cilin fatmirësisht ia doli ta mposhte. Në një intervistë të dhënë për mediat vendase Berlusconi është shprehur se në disa raste u ndje i frikësuar për jetën e tij, por shtoi se kurrë nuk e humbi besimin te mjekët.

“Unë jam më mirë, falë Zotit. Pasojat e fundit të Covid gradualisht po zhduken. Është një përvojë që nuk ia uroj askujt. Tri ditët e para në spital ishin me të vërtetë shumë, shumë të vështira, unë vuajta shumë dhe në disa momente pata frikë. Është një sëmundje delikate dhe e pabesueshme, por kurrë nuk e humba besimin te mjekët që më trajtuan”, tha Berlusconi.

Ish-kryeministri u bëri thirrje të infektuarve që të mos shqetësohen, sepse sado e keqe të jetë kjo sëmundje, mund të mposhtet.

“Mos e lini veten të të marrë frika dhe dëshpërimi. Sado e keqe kjo sëmundje mund të mposhtet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Paris Saint Germain, Angel Di Maria është në…