Nait Hasani: Si komb duhet të dalim në mbrojtje të UÇK-së

16 nëntor 2020 | 23:35

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, u tërhoqi vërejtjen politikanëve shqiptarë për qëndrimin që po mbajnë për përballjen e ish-krerëve të UÇK me drejtësinë ndërkombëtare për krime lufte. Hasani u bëri thirrje nga studio e “Quo Vadis”, në TV Vizion, që të heqin dorë nga akuzat dhe të bashkohen për të mbrojtur luftën e UÇK.

“Fushata të ndryshme që merren sot në Kosovë apo në Shqipëri në raport me UÇK kërkoj që të mos bëhet gjyqi përmes mediave, por të kërkojmë mbrojtjen e tyre. Ata kanë luftuar për çlirimin e vendit. Duhet të jemi si komb në mbrojtje të tyre. Po u bëhet gjyqi përmes mediave e partive politike, duke akuzuar njëra tjetrën. Unë kërkoj që sot të ndalen këto. U bëj thirrje qytetarëve dhe partive politike në Shqipëri që të mos ua bëjnë gjyqin UÇK në Hagë. Të mblidhen, të organizohen dhe tu dalin në mbrojtje. Ne kemi nevojë për mbrojtje. Kosova nuk mund të bënte gjë pa Shqipërinë në atë kohë. Edhe sot Kosova ka nevojë për Shqipërinë. Edhe në Kosovë, edhe këtu duhet të lihen këto luftëra për pushtet dhe të merren me çështjen e kombit”, tha ai.
Sipas tij, opozita në Kosovë po tregon pjekuri politike dhe kërkoi që në këtë grup të bashkohet edhe politika shqiptare, që të dalin me një qëndrim të unifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet…