Personi që filmoi masakrën e Krushës së Madhe tregon çfarë i tha Lulëzim Basha

17 nëntor 2020 | 08:17

Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së Madhe dhe që akuzon Lulzim Bashën se ia ka marrë atë kasetë, ka rrëfyer në emisionin “Open” për ngjarjen.

I ftuar në “Open” në “Top Channel”, Bellanica tregoi bisedën me Lulzim Bashën.

Ai thotë se Basha i është prezantuar si shqiptar nga Peja, por i lindur në Tiranë, ndërsa i kanë kërkuar kasetën origjinale për ta larguar atë dhe familjen e tij nga Shqipëria në mënyrë që të mos rrezikonte jetën.

“Atë natë kur u transmetua nga BBC, pas një ore ka zbritur helikopteri në shtëpinë ku më ka çuar Dashamir Peza. Aty kanë qenë mbi 200 veta. Kanë zbritur 13 persona me emblemën e Gjykatës së Hagës. Lulzim Basha më ka thirrur: ‘Milaim Bellnica a je aty?’ Pronari më tha na morën më qafë. Zbrita poshtë. ‘Më tha a je Milaim Bellanica? Na kushto pak kohë për çështjen e luftës që kemi parë në televizion’.

Shkuam në një pjesë që ishte sallon dhe kuzhinë. E kanë marrë kasetën dhe e ka parë. “Kush të ka paguar për të bërë këtë incizim”, më pyeti Lulzim Basha. “E kam bërë për familjen time ta ketë si trashëgimi se çfarë bën armiku ndaj popullit tonë”, i thashë.

“Unë dua të më largoni nga Shqipëria u thashë. Më thanë më jepni origjinalin që të largojmë nga Shqipëria. Më thanë na e jep se ruhet më mirë në Tribunalin e Hagës.  Diku nga ora 9.00 filluam dhe deri në orën 6 zgjati procedura. Më kanë shtyrë të nënshkruaj dhe në secilën fletë nxorën nga një fotografi dhe e ngjitën. Gjatë gjithë bisedës që u bë, unë u binda që ata nuk besonin që masakrën e bënin serbët. Lulzim Basha është prezantuar dhe më tha jam nga Peja, i lindur në Shqipëri”, tha Bellanica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U21 në futboll e ka zhvilluar të hënën stërvitjen…