Gjermania, mbi 14 000 raste me Covid-19 për një ditë

17 nëntor 2020 | 08:19

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 14 419 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 815 746, shkruan “The Guardian”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 267 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 12 814.

Qeveria gjermane i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së…