Kjo zëvendësministre emërohet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës

17 nëntor 2020 | 11:09

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Është vetë ajo që e konfirmon lajmin përmes një postimi në rrjetin e saj Facebook.

Ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu.

Ky i fundit emëruar tashmë prefekt i Qarkut të Tiranës duke zëvendësuar Suzana Jahollarin.

“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë” – shkruan Kuko na Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…