Humb betejën me Covid-19 një mjek në Shqipëri

17 nëntor 2020 | 11:19

Mjeku në Shqipëri, Ilirjan Draçi, ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me radhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv”.

“E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. U prehsh në paqe dr. Draçi. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Adrola Dushi, prej kohës jeton në SHBA bashkë me…