Ministrja gjermane: Evropa ende ka nevojë për ShBA-në dhe NATO-n

17 nëntor 2020 | 13:30

Evropa nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e saj në dekadat e ardhshme, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Ajo ka hedhur poshtë idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron, për një strategji të pavarur evropiane të mbrojtjes.

“Do të duheshin dekada që Evropa të ndërtonte një fuqi ushtarake konvencionale dhe bërthamore për të kompensuar kontributin që ShBA-ja dhe NATO-ja kanë për momentin në sigurinë e bllokut”, ka thënë ministrja gjermane.

Presidenti Macron ka thënë për revistën franceze “Revue Grand Continent” se Evropa ka nevojë për një strategji të pavarur të mbrojtjes edhe nëse në ShBA-ja do të ketë një qeveri të re që mund të rezultojë me lidhje më miqësore me evropianët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të paidentifikuar deri më tani, në orët e hershme…