Presidenti Thaçi: Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi

09 prill 2018 | 13:28

Presidenti i vendin. Hashim Thaçi, në manifestimin “Ditët e Shqipes” ka thënë se Kosova çdo kërcënimi do t’i përgjigjet.

“Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Serbisë. Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç u jemi përgjigjur edhe më herët”, ka deklaruar Thaçi në ditën kur po kujtohet Beteja e Koshares.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për betejën që shënoi thyerjen e kufirit.

“U arrit një fitore historike me shembjen e gurit të piramidës së kufirit që kishte ndarë tokat shqiptare”, është shprehur presidenti Thaçi.

“Sot kujtojmë me krenari përvjetorin e 19-të të Betejës së Koshares, kujtojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave që iu bashkuan radhëve të UÇK-së”, ka thënë presidenti.

Thaçi ka shtuar se në Betejën e Koshares, UÇK-ja dëshmoi se kishte hyrë në një fazë më të lartë të rezistencës përfundimtare për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezantueset e bukura të ekraneve shqiptare Arbana Osmani dhe Albana…