Covid-19, Merkeli heq dorë nga masat e reja

18 nëntor 2020 | 09:40

Kancelarja gjermane Merkel pëson humbjen më të hidhur që nga fillimi i pandemisë: pas pesë orë debatesh me guvernatorët, nga projekti i masave të reja anti Covid që ishte përgatitur nga qeveria, mbetet shumë pak. Merkel u shpreh se synonte të kufizonte lëvizjet por nuk gjeti mbështetjen e guvernatorëve. Nga mbledhja u vunë re vetëm një seri apelesh që gjermanët të kufizojnë kontaktet me njëri tjetrin sa më shumë të ishte e mundur .

Por në konferencën për shtyp pas mbledhjes, kancelarja u shpreh se nuk ka ende një kthesë në dinamikën e pandemisë dhe pse është thyer dinamika e infektimeve. Kancelarja gjermane u shpreh se limiti i 50 infektimeve çdo 100 mijë banorë në shtatë ditët e fundit, ka të bëjë me sistemin e shëndetësisë, dhe për momentin Gjermania është ende larg këtyre shifrave.

Merkel theksoi se duhet të hiqet dorë nga çdo kontakt jo i domosdoshëm, duke nënvizuar se festat private janë të ndaluara, si dhe takimet mes familjeve. Qeveria gjermane ka premtuar se do të mbrojë kategoritë më të brishta që do të marrin maska me çmime të reduktuara duke filluar që nga muaji dhjetor.

Kancelarja gjermane përsëriti se do të lërë të hapura shkollat dhe kopshtet, por për të shmangur infektimet ë klasa, ajo kishte menduar një sërë masash të cilat nuk u pranuan nga guvernatorët. Dhe ideja e saj për të biseduar me kryeministrat e Land-eve në 23 nëntor nuk u pranua. Mbledhja e radhës do të jetë të mërkurën e 25 nëntorit.

Kryebashkiaku i Berlinit u shpreh se duhet të diskutohet rreth masave, dhe Merkel nga ana e saj premtoi një takim paraprak me guvernatorët para se të përcaktojë masat e reja pasi sipas saj duhet një paketë e përbashkët me guvernatorët.

Dhe ideja e karantinës nga e ftohura: pra pesë deri në shtatë ditë për ata që kanë simptoma të lehta, nuk u pranua. Autoritetet gjermane ndërkohë japin alarmin për kapacitetet në spitale, duke paralajmëruar se nëse infektimet vijojnë me këtë ritëm, jo të gjithë pacientët do të mund të mjekohen si duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 126 pacientë…