Sali Bislimi: President, ke bërë historinë

18 nëntor 2020 | 17:42

Të mërkurën është mbajtur konferenca statusore apo e ecurisë së çështjes pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndaj kësaj ngjarje, ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka reaguar drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet “Facebook” ka shkruar se Gjykata Speciale është themeluar mbi bazën e shpifjeve.

“President, ke bërë historinë. Ke mbështjellë Kosovën në vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetformimit. Nuk ka gjykatë në demokraci që guxon të gjykon këto vlera të fituara me mund dhe gjak.
Kjo gjykatë e ndërtuar në shpifje, fabrikim provash nuk mund ta njollosë luftën në mbrojtje legjitime të popullit të Kosovës nga barbarët serbë! Kosova nuk mund të jetë kazan për pastrimin e duarve të politikave primitive serbo-ruse, ajo është tokë e lirisë, respekti ndaj saj është garanci e paqes afatgjate në Ballkan! Ata që gjykojnë luftën çlirimtare të UÇK-së, janë vrasësit e lirisë”, ka shkruar Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka mbajtur takim…