Çdo qytetar i Prishtinës i infektuar me Covid të ndihmohet me nga 50 euro

18 nëntor 2020 | 20:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ditëve në vijim, do të propozojnë në Kuvendin Komunal mbështetje me 50 Euro për secilin qytetar të saj që është konfirmuar me COVID-19 në listat e IKSHPK-së.

Kjo vlen për ata qytetarë që janë zyrtarisht pjesë e regjistrit civil në Prishtinë, dhe sipas Ahmetit, po bëhet në emër të shërbimeve shëndetësore, jashtë shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka thene Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu, Lul Raka, është shëruar nga koronavirusi, kjo është bërë…