Filloi ndeshja Kosovë – Moldavi

18 nëntor 2020 | 20:46

“Dardanët” presin fitore sonte ndaj Moldavisë në “Fadil Vokrri”, në mënyrë që të mbesin në Ligën C dhe t’i rikthehen rezultateve pozitive, pasi janë pa fitore në dhjetë ndeshjet e fundit.

Ka filluar ndeshja në mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Moladvisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Synim i “dardanëve” në këtë ndeshje është fitorja në mënyrë që të sigurohet mbetja në Ligën C.

Trajneri Muharrem Sahiti, i cili e drejton Kosovën në mungesë të Bernard Challandesit, ka deklaruar: “Ka qenë vit i vështirë, por kemi fituar përvojë. E kemi ndeshjen e fundit ku synojmë të qëndrojmë në Ligën C. Do ta presim shortin në dhjetor, duhet të bëhemi gati për ciklin kualifikues. Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tash gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Sllovenisë na ka ngritur moralisht, ndaj Moldavisë jemi favorit. Por, kjo nuk duhet të jetë bazë por të përqendrohemi maksimalisht për ta synuar fitoren”.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë të…