Kosovë-Moldavi, përfundoi pjesa e parë
18 nëntor 2020
| 21:34
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Moldavisë (1-0), e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në minutën e 31-të, Lirim Kastrati ka shënuar një supergol. Nëse Kosova realizon fitore në këtë ndeshje do të mbetet në Ligën C, derisa duhet cekur se në dhjetë ndeshjet e fundit “dardanët” janë pa fitore.