Buxhovi: Shpallja e Pavarësisë është arritja më e madhe e shqiptarizmit në këtë shekull

18 nëntor 2020 | 22:06

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se injorimi i cili i bëhet nga ata që janë të obliguar të reagojnë për çështjet shkencore është personale.

“Është personale. Është koncepti ideologjik të cilët edhe kanë marrë tituj sikur doktor shkence e akademikë. Kanë shkruar gjëra që nuk janë dhe kanë fituar titujt e kanë ikur prej asaj që thuhet. Po të pranonin ato që them ata duhet të kishin hequr dorë nga ato të tyret. Unë kam pasur mundësi të jem pjesë e instituteve. Kam doktoruar për Kongresin e Berlinit në vitin 1979. Jam përcaktuar të jem kritik. Dua të jem i pavarur”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Nëse ata vazhdojnë ta quajnë Nemanjën si pjesë të Serbisë ata të vazhdojnë. Të vazhdojnë të jenë pjesë e atij programi. Me librat e mija që janë botuar në gjuhë të huaja dhe janë bërë pjesë e literaturës atëherë nuk mund të më zhvlerësojnë. Shteti i Kosovës është arritja më e madhe shqiptarizmit në shekullin e 20-të. Kemi dy shtete. Po jetësohet ëndrra e rilindësve, po vazhdojmë me ato katër vilajetet shqiptare që i kemi . Unë si historian që jam e njoh bashkimin kombëtar, por si politikan dhe publicist jam kosovocentrist. Mendoj si ideja për bashkim kombëtar ka përfunduar më 1912. Mendoj se data 17 shkurt duhet të futet si festë kombëtare edhe në Shqipëri dhe duhet të krijohet një platformë e përbashkët brenda këtyre kufijve të tanishëm. Duhet të njihet pavarësia si arritja më e madhe e shqiptarëve në këtë shekull”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar edhe…