Minatorë ngujohen në minierën e Trepçës

18 nëntor 2020 | 22:16

Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës Trepça në Stantërg.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës.

Ai ka thënë se ata janë të vendosur që të qëndrojnë aty deri sa t’i marrin pagat. Atyre pritet t’i bashkohen nesër edhe punëtorët e ndërrimit tjetër.

“Punëtorët janë të vendosur që mos të dalin deri sa t’i marrin pagat, ndërsa këtyre pritet t’iu bashkëngjiten nesër edhe punëtorët e ndërrimit të parë”, ka thënë Osmani. Qeveria e Kosovës ditë më parë, njoftoi se ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se injorimi i cili i…