Kosova mposhti Moldavinë, mbetet në Ligën C

18 nëntor 2020 | 22:44

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur Moldavinë (1-0), sonte në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë mënyrë “dardanët” kanë përfunduar në pozitën e tretë në Grupin 3 të Ligës C dhe evituar barazhin.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Lirim Kastrati në minutën e 31-të, kurse në pesë minutat e fundit “dardanët” luajtën me një lojtar me pak, pasi Ibrahim Dresheviq u përjashtua me karton të kuq. Kosova fitoi pas plotë dhjetë ndeshjeve, derisa këtë cikël e përfundoi me pesë pikë të grumbulluara.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të…