Rama: Italia e gatshme të na ndihmojë për sigurimin e vaksinës anti-Covid

20 nëntor 2020 | 14:23

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Pasi e ka falënderuar Di Maion për mbështetjen gjatë tërmetit dhe pandemisë, Rama bisedoi me diplomatin italian edhe për çështjen e vaksinës anti-Covid-19 që pritet të shpërndahet në javët në vijim.

“Pas tragjedisë së 26 nëntorit, Italia na u gjend pranë në momente të vështira. Mirënjohje të thellë për Italinë mike, popullin e saj dhe për trupat fantastike të mbrojtjes civile italiane që reaguan në mënyrë të rrufeshme ndaj nevojës tonë për ndihmë dhe brenda pak kohësh u gjendën në zonën e fatkeqësisë duke shpëtuar jetë njerëzish. Kujtoj me mirënjohje përfshirjen e Di Maio dhe Conte për të garantuar një mbështetje një Bruksel në konferencën e donatorëve, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë, por edhe më vepra krah vendeve mike”.

“Sot ndajmë dhe eksperiencën e jashtëzakonshme që po sprovon të gjithë botën atë të përballjes me armikun e padukshëm. Falënderoj ministrin dhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën gjithë bota është vënë në lëvizje dhe vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia krejt lidhjes së veçantë që ka me Shqipërinë është pranë nesh siç është edhe BE pranë Ballkanit Perëndimor, që vendet e rajonit tonë mos mbeten mbrapa në garantimin e vaksinës”, ka thënë Rama. /A2CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampioni i peshave të rënda Mike Tyson do të luftojë…