‘Kanë ardhur gati të ngrimë krejt’, Haradinaj tregon si u njoh me Thaçin e Veselin

23 nëntor 2020 | 11:13

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, kohë më parë kishte rrëfyer se kur e si është takuar për herë të parë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj kishte deklaruar se me Thaçin e Veselin ishte takuar rreth vitit 1994, në dasmën e vëllait të tij, Shkëlzen Haradinaj.

“Në vitin 1993 kur kanë ardhur në shtëpi me Luanin. Nëse nuk gaboj ose në vitin 1994. Aty i kam takuar për herë të parë, por nuk e kam ditë se kush janë. E di që i kemi pasur edhe në dasmë, se është viti kur është martuar Shkëlzeni, edhe ka qenë po ashtu periudhë e ftoftë me reshje, e kanë ardhur pothuajse gati të ngrimë krejt. I kemi trajtuar. Unë i kam pa, kemi nejt me ta dhe kanë shkuar pastaj. Prapë janë kthye dhe me miqtë e Shkëlzenit e kanë vazhduar rrugën për Shqipëri. Aty ka qenë rasti i parë kur unë i kam pa”, ka thënë Haradinaj për “Konak” të “Infokusit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar shkarkimin e…