Listës Serbe i bashkohet edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës
23 nëntor 2020
| 13:24
Deputeti Adem Hodza ka kaluar nga grupi parlamentar 6+ në atë të Listës Serbe.
Lajmin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci,
“Adem Hodza ka njoftuar me shkrim se është tërhequr nga grupi parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe. Grupi parlamentar 6+ nuk ekziston më”, ka thënë Nagavci në Kuvend
Grupi parlamentar 6+ përbëhej nga deputetët e komuniteteve pakicë, si: boshnjakë, turq, goranë e romë.