Hoti: Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës
23 nëntor 2020
| 14:12
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës të ikonës së muzikës së mirëfilltë shqipe, Ismet Peja, raporton “Epoka e re”.
“Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës. Ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij, sot vërtet është ditë e dhimbshme për familjen e komunitetin artistik. Por ne do ta kujtojmë gjithmonë më këngët e tij”, ka thënë Hoti.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovë, kryeministri Hoti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik.