Ibra mungon 10 ditë
23 nëntor 2020
| 15:14
Milan humbet Zlatan Ibrahimoviq i cili dëmtua sfidën e djeshme në ʺSan Paoloʺ ndaj Napolit ku kuqezinjtë triumfuan 1-3 me dy gola të bomberit suedez.
Gjatë kontrolleve të kryera për të parë shkallën e dëmtimit, testet rezultuan se gjiganti suedez ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë të cilin do e mbajë larg fushave për 10 ditë.
Lajm i keq ky për kuqezinjtë pasi është e sigurt mungesa e Ibras në ndeshjet deçizive ndaj Lilës dhe Celtikut në Evropa Ligë dhe Fiorentinës në kampionat.