Bie vlera e Rashicës
27 nëntor 2020
| 14:47
Vlera e yllit të Kosovës, Milot Rashica në dhjetor të vitit 2019 kishte arritur në 35 milionë euro nga ‘Transfermarkt’, pasi edhe lojtari nga Kosova po shkëlqente me gola e asistime.
Kjo vlerë që nga dhjetori i vitit të kaluar ka vazhduar duke rënë, teksa fillimisht ishte 28 milionë euro e pastaj në 22 milionë. Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve ka bërë përditësimet e reja, ku vlera e Rashicës ka rënë edhe më shumë. 24-vjeçari tani nga kjo faqe vlerësohet vetëm 18 milionë euro.
Interesim për lojtarin nga Vushtrria kanë shfaqur Bayer Leverkusen, Wolfsburg, Leeds United dhe RB Leipzig.