QKMF-ja e Ferizajt nga korriku ka realizuar 1 266 shërbime radiologjike

29 nëntor 2020 | 14:51

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj ka bërë me dije se nga muaji korrik janë kryer 1 266 shërbime radiologjike.

Kjo qendër ka lavdëruar punën e stafit të shërbimit të radiologjisë dhe diagnostikës, të cilët me profesionalizëm u kanë dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur nevojë.

“QKMF-ja vazhdon përballjen e suksesshme me Covid-19 në të gjithë sektorët e saj. Një prej tyre është edhe shërbimi i radiologjisë dhe diagnostikës që po kryen me përkushtim të gjitha shërbimet e nevojshme karshi kërkesave të qytetarëve. Ky staf profesional krahas shërbimeve të pacientëve të QKMF-së po i del në ndihmë edhe spitalit të përgjithshëm të Ferizajt me resurse njerëzore dhe teknike. Që nga muaji korrik në kabinetin E RTG-së janë realizuar mbi 1266 shërbime radiologjike për pacientët e prekur me Covid-19, duke mos lënë anash edhe pacientët me probleme të tjera shëndetësore. Këtij dhe shërbimeve të tjera të QKMF-së mund t’i ndihmojnë edhe qytetarët me kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve duke i respektuar me përpikëri rekomandimet për mbrojtje nga infeksioni, prandaj mos hezitoni të ndihmoni veten dhe të tjerët”, ka njoftuar QKMF-ja e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Prof. Dr. Izet Ibrahimi Për derisa kryeministri polak këtu…