Feronikeli pa problem e mposhti Trepçën ‘89

29 nëntor 2020 | 15:13

Skuadra e Feronikelit e ka fituar pa asnjë problem përballjen me Trepçën ’89 (2-0).

Në minutën e 30-të, Simonovski realizoi nga penalltia për epërsinë e parë të vendasve. Në pjesën e parë të dy skuadrat patën edhe nga një rast shënimi, por rezultati nuk ndryshoi.

Në fillim të pjesës së dytë, Maliqi realizoi golin e dytë për “Niklin”. Mysafirët patën rastet e veta, por nuk i shfrytëzuan dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.

Feronikeli renditet në pozitën e pestë me 19 pikë, kurse Trepça ’89 është e teta me 17 pikë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…