![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/A594FC30-7D04-4EF6-B14D-E24C847B2D7E.jpeg)
Haradinaj thotë se ka shpëtuar dhjetëra persona të ndjekur nga Erdogani
10 prill 2018
| 21:45
Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për emisionin Pressing të Leonard Kerqukit në T7.
I pari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradianj ka shpjeguar rrëmbimin dhe dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi.
Thotë se po ta kuptonte me kohë rastin, nuk do të lejonte dëbimin e tyre.
Por sipas tij, një listë e gjatë emrash gylenistësh ka ekzistuar.
“Supozohet se ka qenë një listë e gjatë e njerëzve. Më shumë se 10″, ka thënë Haradinaj.