Llapjani del për të votuar, ndonëse gruaja i vdiq në mëngjes: I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin

29 nëntor 2020 | 16:48

Sylejman Bllaca nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot atje, ndonëse në mëngjes thotë se gruaja e tij ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Në një prononcim për “RTV Dukagjinin”, ai u ka kërkuar bashkëvendësve të tij që të dalin dhe të votojnë pavarësisht çdo rrethane.

“Më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalë që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Anipse unë kam dhembje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin”, ka thënë Bllaca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Komunën e…