Gashi jep detaje nga takimi i kryesisë së LDK-së

30 nëntor 2020 | 17:34

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se zgjedhjet janë opsion në demokraci dhe se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

“Rezultati i Podujevës është rezultat jo i kënaqshëm për ne dhe normalisht do të merremi me analiza për të parë se ku janë problemet dhe për t’i evituar ato në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të jenë pas 10 muajsh. Në proces diku ka ndodhur një shkëputje me elektoratin”, ka deklaruar Gashi, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

I pyetur se a i humbën zgjedhjet në Podujevë për shkak të deklaratave të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, Gashi ka thënë se s’mund të personalizohen gjërat. “Nuk mendoj se personalizohen kaq thjesht gjërat. Sigurisht se në proces ka ndodhur diku një shkëputje dhe do ta shikojmë”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NAIM FETAJ   PORTRETI I NJË NËNE   (... që…