Specialja aprovon kërkesën për avokatë shtesë për Thaçin

02 dhjetor 2020 | 08:17

 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbrohet nga pesë avokatë në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar të martën në mbrëmje dokumentin për aprovimin e avokatëve shtesë për Thaçin.

Thaçi do të mbrohet nga Sophie Menegon, David Hopper, Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper dhe Pierre-Richard Prosper.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një dokumenti të gjykatës të publikuar të martën, Departamenti…