Gjermania, mbi 17 000 raste me Covid-19
02 dhjetor 2020
| 08:53
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 17 270 raste të reja të koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1 084 743.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 487 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 17 123.
Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.