Suarezi kalon Covidin
04 dhjetor 2020
| 07:30
Lajm i mirë për Atletico Madrid dhe trajnerin Diego Simeone. Luis Suarez, bomberi kryesor i ekipit, ka dalë negativ ditën e sotme, duke fituar përfundimisht betejën me koronavirusin.
“El Pistolero” u infektua me Covid-19 më datë 16 nëntor ka qenë një mungesë e madhe për “Colchoneros” në këtë periudhë.
Bomberi uruguaian ka marrë sot përgjigjen që priste prej kohësh dhe prej ditës së nesërme do t’i bashkohet shokëve të skuadrës në stërvitje.