Jam gati të vaksinohem para kamerave të televizioneve

04 dhjetor 2020 | 08:06

Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka deklaruar se është gati të vaksinohet kundër Covid-19, madje edhe drejtpërdrejt para kamerave të televizioneve.

“Do ta bëj”, tha, Obama në një intervistë në “The Joe Madison Show”. “Unë mund ta bëj drejtpërdrejt në TV ose ta filmoj në mënyrë që njerëzit të dinë që i besoj shkencës”, shtoi ai.

Komentet nga ish-presidenti i ShBA-së janë një ndërhyrje e menjëhershme që synon ta trajtojë skepticizmin dhe dezinformimin në lidhje me vaksinat, ndërsa shtetet përgatiten të fillojnë t’i vaksinojnë qytetarët e tyre në javët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajm i mirë për Atletico Madrid dhe trajnerin Diego Simeone.…