Sot pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike
04 dhjetor 2020
| 08:16
Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku në rend dite është vetëm një pikë “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19”.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota për dhe 3 kundër ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Votimit të këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.