Ministrja e Financave shërohet nga Covidi

04 dhjetor 2020 | 11:24

Ministria e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se nga sot do ta vazhdojë aktivitetin e saj politik.

Bajrami ka bërë me dije se do të jetë e pranishme edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton “Epoka e re”.

“Jam shëruar nga Covid-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës. Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”, ka shkruar ministrja Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar mbrëmë…